Kushtetuta “Vullneti i popullit të Kosovës”!

Alban HYSENI

(2LONLINE) – Sipas teorisë dhe shkencës së jurispodencës, në një vend demokratik akti më i lartëparimisht është kushtetuta, ku duhet të shprehet vullneti i popullit.

Si rrjedhojë e kësaj na mbetet të kuptojmë që kushtetuta si akti më i lartë, duhet doemos të shpreh vullnetin e popullit, e kjo mund të bëhet vetëm me influencë direkte të sovranit në miratimit e saj, që do të thotë se kushtetuta duhet miratuar me anë të referendumit gjithëpopullor.

Kushtetutat e miratuara në këtë mënyrë do të nënkuptonte se shteti jonë do të kishte një kushtetutë të njohur si e fortë. E fortë për arsye se ndryshimi dhe plotësimi i saj kërkojnë procedurëmë  të ndërlikuar dhe si pasojë ndryshimi do të ishtë më i vështirë si proces.

Shumë vende dhe shtete të botës, procedurën e miratimit të kushtetutës e kanë bërë në mënyrën e lartëpërmendur, për të vetmen arsye se në ato vende parimi i demokracisëështë praktik e jo vetëm teorik siç ndodhë në vendin tonë.

Krijimi i “shtetit të Kosovës” me parafjalën Republikëështë vetëm një akt simbolik sa për të krijuar ndjesinë e ngadhnjimit ndaj një pushtuesi të mëhershëm për një popull të aq vuajtur e kaq shpejt e me kaq pak të satisfaksuar. Mbase edhe kshtu transmetohet në opinion, madje edhe qasja e kontrolli ndaj “shtetit” për procese e punë të ndryshme nuk bëhet aq lehtë, sidomos në kushte kur transparenca është pothuajse inekzistuese.

Janëdisa pjesë e nene në Kushtetutën e Kosovës e cila në fakt është produkt shpirtëror, autorial e vullnet idikujt tjetër, të cilat mbështesin dhe e fuqizojnë faktin që ne jemi “shteti” me parafjalën Republikë.

E drejtë e çdo bashkësie njerëzish të lidhur me kombësi apo ndonjë lidhje tjetër e të cilët jetojnë në një territorë të caktuar, duke formuar kështu njësi të ashtëquajtur SHTET, është që ata njerëz të vendosin me vullnetin e tyre të lirë mbi faktin se a duan apo jo bashkim me një shtet tjetër. Aq më tepër kur shikojmë historinë dhe të kaluarën e kombit shqipëtarë, kjo teori shëndrrohet në të drejtë dhe është pasoja më e logjikshme e zinxhirore e këtij procesi.

Kushtetuta, pavarësisht se me nenin 16 përcakton se akti më i lartë juridik në vend është kushtetuta, në potë njejtin dokument vetëm se disa dhjetëra nene më poshtë e më saktë në nenin 143 vetkonfirmon nënshtrimin ndaj Planittë Ahtisarit (aty i shënuar si Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statutit të Kosovës i datës 26 mars 2007) ku thuhet se në rast të ndonjë kolizioni apo konflikti kjo e fundit do të mbizotërojë.

Plani i Ahtisarit i sjellur me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të pakicës serbe (që përbëjnë afër 6% të popullsisë në Kosovë), si dhe me qëllim të përfundimit të disa proceseve me anë të të cilave rrënjët dhe mundësimi i ushtrimit të kontrollit indirekt të Serbisë në Kosovë të forcohet i ka sjellur disa gjymtime vitale vendit, si:

1.    Decentralizimi etnik i terrotorit të Kosovës.
2.    Qytetet (komunat) e Kosovës, Policia do të pasqyrojë përbërjen etnike në kufijtë më të lartë të mundshëm, që nënkupton se edhe polica është ndarë etnikisht (neni 128.4)
3.    Neni 81.1, thotë që për miratimin, ndryshimin apo shfyqizimin e ligjeve për qështjet më vitale duhet që të votohet nga shumica e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë si dhe nga shumica e deputetëve me vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës (që do të thotë se pakicat gjegjësisht pakica serbe është indikator direkt për interesat vitale të vendit)
Kurse në paragrafin e 2 të po këtij neni thuhet  që asnjëri nga ligjet me interes vital nuk mund ti nënshtrohet referendumit (gjë kjo që bie ndesh me parimin e demokracisë, pasi që sistemi jonë siq edhe shihet nuk është sistem ku sundon shumica, por sistem ku sundojnë një pakicë dhe grup i privilegjuar si dhe të subordinuarit ndaj një fuqie madhore në pikëpamjet e tyre).
4.    Në nenin 4.5 të Kushtetutës thuhet se pushteti gjyqësor është unik dhe i pavarur. Kurse në nenin 152 thuhet se nga 9 gjyqtarë sa ka Gjykata Kushtetuese e vendit, 6 prej tyre do të emërohen nga Presidenti i vendit me propozim të Kuvendit, kurse në paragrafin e 4 të po këtij neni thuhet se 3 gjyqtarët e mbetur do të emërohen nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil, i cili edhe do të përcaktojë kohën se kur skadon mandati i tyre.
5.    E për fund të përshkrimeve nga kushtetuta, po e lëmë nenin 65.2 ku thuhet se për të ndryshuar Kushtetutën duhet të votohet nga 2/3 e të gjithë deputetëve si dhe nga 2/3 e deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara    për përfaqësuesit e komuniteteve(pra për ndryshime në Kushtetutë, duhet votim i dyfishtë si dhe pëlqim i patjetërsueshëm nga përfaqësuesit e pakicave), nen ky me të cilin është siguruar mbrojtja e një kushtetute që u jep aq shumë privilegje dhe të drejta një pakice duke provuar kështu që Serbisë si shtet ti plotësohen sa më shumë kërkesa.

Se cila është pasoja e gjithë kësaj më nuk ka dyshim… Ndarja etnike, si e territorit po ashtu edhe e sistemit ligjor e funksional të vendit paraqet jo alternativë për funksionim dhe jetë të përbashkët të vendit që quhet multietnik (e që në fakt mbi 90% e popullit janë shqipëtarë), por vetëm mundësi dhe shkas për probleme ndëretnike. Kjo gjithashtu paralizon institucionet e vullnetit të mirë kur do që ato do të ekzistojnë që të shtrijnë sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës.

Përderisa Plani i Ahtisarit apo dokumenti për fuqizim dhe rritje të ndikimit të Serbisë në Kosovë miraton dhe ndihmon proceset e lartëpërmendura, ato rrjedhimisht marrin edhe legjitimitet të plotë, pasi që Plani i Ahtisarit është mbi Kushtetutën, dokument ky që paraqitet si “vullneti i popullit të Kosovës”.

Asociacioni i komunave serbe, decentralizimi në baza etnike, shkelja e shumë ligjeve për të arritur deri të realizimi i qëllimeve të lartëpërmendura, legalizimi i strukturave paralele, heqja dorë nga e drejta për vetëvendosje mbi qështje vitale dhe shumë të rëndësishme për vendin dhe kombin, përfaqësimi me çdo kusht i pakicave në kuvend më një fuqi shumë më të madhe se ajo reale e tyre e shumë e shumë procese tjera që parimisht “shiten dhe reklamohen” si pozitive por  janë krejtësisht në dëmë të kombit dhe shtetit të Kosovës shndërrohen dhe marrin legjitimitet të plotë nga vetë dokumenti qëështë akti më i lartë i vendit. Qështja se cili është ai akt më pas është diqka krejtësisht tjetër… Në të menduarit teorik Kushtetuta është akti që nuk mund të mos jetë me fuqinëmë të lartë në vend, ndaj të cilës do të duhej të nënshtrohen të gjitha aktet e dokumentet tjera që zbatohen në vend. Tani po del në fakt e kundërta, ka disa dokumente e akte që janë mbi Kushtetutën, si Plani i Ahtisarit i cili në çdo konflikt është ai që e nënshtron Kushtetutën si dhe misioni i EULEX-it që ka fuqi mbi institucionet tjera që ushtrojnë veprimtari të tilla si ai.

Pra, qështja se cili është dokumenti apo akti më i lartë në vend është po aq kompleksesa qëshndërrohet dhe merr një thjeshtësi të jashtëzakonshme…

Edhe pse Kushtetuta vetën e kamoflon me kompetenca dhe paraqitet si “shefi” i vendit, ajo prap se prap brenda vetës përmban kundërthënie. Akti më i lartë, me vet përmbajtjen e tij e autorizon një autoritet tjetër që të jetë më i lartë se ai! Nuk e di nëse me të vërtetëkyështë vullneti i popullit të Kosovës, e madje edhe vet kushtetuta vie në pipëpytje për qështjen se a duhet të jetë dokumenti që paraqet vullnetin e sovranit?!! /2lonline/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE