DYLON

Kushtetuesja kthen procesin në fillim ?

Avatar photo Redaksia

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë këtë javë për ligjshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku Isa Mustafa u zgjodh Kryetar. Burime të Gazetës Express thonë se gjykata do të deklarohet për këtë çështje mënjherë pas dëgjimit të palëve, më 21 dhe 22 gusht.

“Sipas gjitha gjasave, Gjykata do të urdhërojë ripërsëritjen e seancës konstituive. Kështu, procesi kthehet në fillim”, ka thënë ky burim.

EkoHigjiena

Kjo vetëm sa e komplikon situatën dhe prapë mbetet e paqartë se kush ka të drejtë ta propozojë Kryeparlamentarin; PDK si partia fituese apo LDK-AAK-Nisma si grupi më i madh parlamentar.

Ndërkohë, burime pranë partive të Bllokut thonë se deklarimi i Gjykatës do të jetë në favor të tyre.

Një zyrtar i AAK’së i ka thënë Gazetës Express se Gjykata Kushtetuese do të vendos që herën e parë e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin t’i jepet PDK’së, si partia e parë në zgjedhje, ndërkaq herën e dytë këtë të drejtë e ka koalicioni LDK-AAK-Nisma.

“Pra, do të ndiqet i njëjti parim sikurse në vendimin e Gjykatës rreth asaj se kush ka të drejtë ta formojë Qeverinë”, ka thënë zyrtari i AAK’së që foli në kushte anonimiteti për Express.