DYLON

“Kush se respekton shtetin do të ballafaqohet me ligjin”

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot Policinë e Kosovës. Ajo u prit me nderimet më të larta nga Garda e Nderit e Policisë dhe më pas u takua me drejtorin e përgjithshëm Shpend Maxhuni si dhe drejtues tjerë të Policisë.

Presidentja Jahjaga dhe drejtori i Policisë Maxhuni biseduan për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni e njoftoi presidenten Jahjaga për punën, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës.

Ai tha se pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë përkushtimin e tyre për të ofruar sigurinë për të gjithë qytetarët e vendit.

Drejtori i përgjithshëm Maxhuni theksoi se Policia e Kosovës është një institucion i profesionalizuar dhe po kryen me përkushtim detyrat e tij në shërbim të qytetarëve të vendit. Ai tha se edhe operacioni i fundit i arrestimit të personave të dyshuar për aktivitete terroriste ka dëshmuar përkushtimin e Policisë për garantimin e sigurisë në vend.

Presidentja e Republikës së Kosovës Jahjaga tha se vizita e saj në Policinë e Kosovës është një mbështetje institucionale për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit. Ajo tha se Policia e Kosovës me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj ka siguruar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të vendit.

Ajo tha se Policia e Kosovës si institucion gjithëpërfshirës po bënë punë të madhe në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë kombëtare. Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës i japin mbështetje Policisë së Kosovës në garantimin e rendit kushtetues të vendit.

Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Maxhuni bënë vizitë në Qendrën e Përgjimit, në Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit si dhe në Qendrën Operative të Drejtorisë së Përgjithshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.