/2L ONLINE/ – Drejtues të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me atë se kohët e fundit në komunën e Vitisë janë shënuar disa raste që persona të panjohur tani për tani për organet e rendit, e që nuk janë nga komuna e Vitisë, kanë sjellë qen endacak nëpër disa fshatra por edhe në qytetin e Vitisë.
“Këta persona me kamionë por edhe auto kombi, janë parë nga nxënësit dhe qytetarët duke e bërë një veprim të këtillë që është shqetësues për qytetarët dhe kërkon një mobilizim nga të gjithë që të parandalohet kjo dukuri. Andaj, apelojmë tek të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, që në rast se hasin në veprim te kësaj natyre nga njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët zbarkojnë qenë endacak nëpër lokacione të komunës sonë të identifikojnë ata dhe të lajmërojnë Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Policinë e Kosovës në Viti”, thuhet në një apel të ksëaj drejtorie.
Gjithashtu u bëhet thirrje edhe pronarëve të cilët kanë qen shtëpiak, që ata ti mbajnë lidhur dhe mos ti lejojnë të shëtisin rrugëve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Për të gjithë ata që kryejnë një veprim të tillë, do të merren masa ndëshkimore. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/