/2L ONLINE/ – Duket se Teatri i Qytetit të Gjilanit nuk po arrin me bë “lum” tani e një kohë të gjatë, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ky institucion kulturor. E pikërisht kjo gjendje i ka detyruar punëtorët e Teatrit të dalin sot në një protestë një orësh para selisë së kryetarit të komunës.
Avni Shkodra, aktor i Teatrit të Gjilanit dhe anëtar i kryesisë së sindikatës së punëtorëve të Teatrit të Gjilanit ka bërë të ditur se kanë qenë të detyruar për të nis në këtë formë reagimin për shkak se Komuna nuk po reflekton për të ndërmarrë hapat të i përmbush përgjegjësitë dhe obligimet e saja në drejtim të funksionalizimt të teatrit.
Ai ka bërë me dije se komuna po vazhdon të futet në borxhe duke rikujtuar tri paga të vitit të kaluar dhe gjashtë të këtij muaji të cilëve nuk iu janë dhënë punëtorëve të teatrit, por mbi të gjitha mosgatishmëria akoma për t’u marrë me çështjen e Teatrit drejt një zgjidhje të përhershme.
Aktori Naser Zymberi nuk e parapëlqejë ta quaj këtë protestë, por tha se është më tepër një reagim i natyrshëm për shkak se tani e 15 vite teatri po ballafaqohet me gjendjen e rëndë dhe se nuk po ofrohet asnjëherë zgjidhje të çështjes së Teatrit.
Ai shprehu shqetësimin e tij se si tani e 15 vite nuk doli kush që të ballafaqohet me problemin e teatrit , me e sfidua këtë problem, por vazhdimisht ikin nga ky problem e neglizhojnë dhe ja ku jemi tani.
Zymberi tha se po shihet se nuk po ka gatishmëri për me u zgjedh ky problem me u zbatua ligji për teatrot. Pra duhet definitivisht të zgjidhet e zbatohet aspekti juridiko financiar i teatrit edhe atë jo për një periudhë të momentit por përgjithmonë. Ai ka rikujtuar se ka pas vendime në ktë drejtim, por pastaj ato nuk janë zbatuar, ose ka ardhur dikush tjetër e i ka zhvlerësua ato ka nxjerrë vendime të reja, prapë nuk janë zbatua e kështu ka vazhduar për ta sjellë në këtë gjendje të rëndë një teatër.
Gyner Halili kaq bërë me dije se çështje prioritare është shlyerja e borxhit nga Komuna për punëtorët e këtij institucioni, janë tre muaj të vitit të kaluar dhe gjashtë të këtij viti, pastaj të respektohet ligji për teatër, të mbështeten projektet e kështu me radhë. Halili ka bërë me dije se ky reagim i sotshëm para selisë së kryetarit do të jetë një orësh, do të vazhdohet edhe të hënën, ndërsa nëse nuk ofrohet dialogu dhe nuk ka përpjekje për zgjidhje të situatës atëherë protestat do të vazhdojnë për ditë duke ndërruar edhe formë.
Edhe aktori Ramadan Kurti ka thënë se është e pakuptueshme që kjo shoqëri po e lejon këtë gjendje në teatër, e përgjegjësitë flenë. Ai tha se kjo çështje e ka marrë teposhtëzën prej se Teatrit Kombëtar të Gjilanit iu mor ky statut dhe u bë Teatër i Qytetit nën përgjegjësinë e Komunës e cila asnjëherë nuk i doli zot obligimeve të saja. Kurti kërkoi zbatimin e ligjit për Teatër sepse Gjilani me 100 mijë banor me pas një teatër të vdekur, në fakt aty mund të thuhet atëherë se ka “vdekur” një popull.
Përndryshe, protesta është e qetë vetëm me qëndrim para selisë së kryetarit dhe parashihet të zgjasë një orë. /2L ONLINE/