DYLON

Kush mungon? – Luta!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ashtu siç komunikohen shpesh herë mungesat në ndonjë shkollë, ashtu edhe sot, Nevzad isufi, nga Lëvizja Vetëvendosje ( me profesion profesor), ia ka njeh një për një, mungesat, kreut të komunës Lutfi Hazirit-Luta,  nëpër takime të ndryshme, si në Kuvend, trupat e saj… edhe atëherë kur trajtohen çështje me rëndësi.

Isufi ka thënë se kryetari i komunës ka mungesa të theksuara në seancat e Kuvendit, ndërsa nuk ka marrë pjesë qoftë edhe një herë të vetme në seancat e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). gjatë këtij mandati, e mos të flasim për seancat e Komiteteve tjera.

EkoHigjiena

Ai tha se Kryetari i Komunës, gjatë vitit të kaluar vazhdimisht ka munguar në seanca të Kuvendit, ndërsa edhe në ato që ka marrë pjesë, në shumë prej tyre i ka lënë më shumë se përgjysmë.

Isufi i Vetëvendosjes tha po ashtu se kryetari i komunës nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku edhe është kryesues i tij.

E i pari i komunës, sipas Isufit, doli të mos ketë marrë pjesë as as në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme siç është çështja e buxhetit.

“Kryetari i komunës, në seancën e tetorit të vitit të kaluar të Kuvendit të Komunës pat sjellë për shqyrtim në Kuvend Raportin e punës për periudhën janar-dhjetor 2015, por në seancë nuk ishte i pranishëm, dhe vetëm pas këmbënguljes së opozitës që ai të jetë i pranishëm në këtë rast, kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës. Ndërsa në seancën tjetër përkundër kërkesës së opozitës që raporti të futet në rendin e dite, ky propozim u refuzua nga Kryesuesja e Kuvendit, me arsyetim se paraqitja e raportit nëntëmujor, nuk është detyrim ligjor. Këto injorime janë të papërgjegjshme”, ka thënë Nevzad Isufi i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.