/2L ONLINE/ – Ashtu siç komunikohen shpesh herë mungesat në ndonjë shkollë, ashtu edhe sot, Nevzad isufi, nga Lëvizja Vetëvendosje ( me profesion profesor), ia ka njeh një për një, mungesat, kreut të komunës Lutfi Hazirit-Luta, nëpër takime të ndryshme, si në Kuvend, trupat e saj… edhe atëherë kur trajtohen çështje me rëndësi.
Isufi ka thënë se kryetari i komunës ka mungesa të theksuara në seancat e Kuvendit, ndërsa nuk ka marrë pjesë qoftë edhe një herë të vetme në seancat e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). gjatë këtij mandati, e mos të flasim për seancat e Komiteteve tjera.
Ai tha se Kryetari i Komunës, gjatë vitit të kaluar vazhdimisht ka munguar në seanca të Kuvendit, ndërsa edhe në ato që ka marrë pjesë, në shumë prej tyre i ka lënë më shumë se përgjysmë.
Isufi i Vetëvendosjes tha po ashtu se kryetari i komunës nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku edhe është kryesues i tij.
E i pari i komunës, sipas Isufit, doli të mos ketë marrë pjesë as as në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme siç është çështja e buxhetit.
“Kryetari i komunës, në seancën e tetorit të vitit të kaluar të Kuvendit të Komunës pat sjellë për shqyrtim në Kuvend Raportin e punës për periudhën janar-dhjetor 2015, por në seancë nuk ishte i pranishëm, dhe vetëm pas këmbënguljes së opozitës që ai të jetë i pranishëm në këtë rast, kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës. Ndërsa në seancën tjetër përkundër kërkesës së opozitës që raporti të futet në rendin e dite, ky propozim u refuzua nga Kryesuesja e Kuvendit, me arsyetim se paraqitja e raportit nëntëmujor, nuk është detyrim ligjor. Këto injorime janë të papërgjegjshme”, ka thënë Nevzad Isufi i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/