Kush ka pasuri mbi 100 mijë euro në Zvicër, nuk përfiton ndihma nga shteti

Kush ka pasuri mbi 100 mijë euro në Zvicër, nuk përfiton ndihma nga shteti

Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve kanë arritur sot pajtimin lidhur me reformën e përfitimeve suplementare (ndihmave plotësuese).

Parlamenti ka bërë të ditur kufirin deri në të cilin mund të pretendohen përfitimet suplementare (EL). Ajo është, pronësia deri në 100 mijë franga. Këtu nuk llogaritet shtëpia ose banesa në të cilën personi është duke jetuar.

Propozimi i Konferencës Unifikuese ne Zvicer ka siguruar 453 milionë franga kursime sa u përket përfitimeve suplemnetare. Pjesa prej 146 milionë frangave do të kursehet përmes llogaritjes së pragut pasuror.

Kështu, personat që zotërojnë pasuri private prej më shumë se 100 mijë frangash, në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë të marrin përfitime të tilla. Ndërsa për çiftet, pragu i pasurisë është 200 mijë franga.

Pasuria në formë të banesës private në të cilën personi është duke banuar, nuk do të llogaritet në pragun e përmendur.

KOMENTE