DYLON

Kush janë urdhërdhënësit e Bajram Hotit ?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nuk e kisha ndërmend të mirrem me veprimin e “izoluar”, monstruoz dhe të shëmtuar të një mërgimtari në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Jo pse nuk është e nevojshme të shkruhet e thuhet shumë, por për faktin se nuk ia vlenë me u marrë me njerëz të vegjël, me karakter të ulët, të paedukatë, të paarsimuar dhe injorant të sojit të tillë.

Mërgimtarin Bajram Hoti, disa nga analistët dhe komentuesit e rrjeteve sociale e cilësuan me terma të ndryshëm, si; psikopat (i sëmurë mental), e deri në kriminel ordinerë,…mbase edhe mund të jetë i tillë?!

EkoHigjiena

Megjithatë, unë kam një mendim ndryshe nga të tjerët, veprimi i shëmtuar i Bajram Hotit nuk është që ka ndodhur rastësisht dhe pa planifikim. Ky është një skenarë i përgatitur paraprakisht jo nga një kokë njeriu, por nga një grup caktuar njerëzish.

Ky grup i vogël njerëzish të pandërgjegjshëm po luajnë me figurat më ëmblematike kombëtare, këta njerëz po luajnë me ndjenjat e njerëzve më të pastër dhe më të ndërgjegjshëm të këtij vendi,…

Ku janë “trimat e xha Sulos”, që shqyejnë e përdhosin fotografinë e presidentit historik të shtetit të Kosovës,…pse nuk po ju bëhet pëngesë flamuri lara-lara, pa identitet dhe pa ndjenja kombëtare,…pse nuk e kundërshtuan multietnicitetin e shtetit, kur deri dje e kishin gojën plotë “bashkim kombëtar”,…pse nuk po ju bëhet pëngesë valvitja e flamujve të shtetit serb gjithandej komunave dhe lokaliteteve (enklavave) serbe, pse nuk po ju bëhet pëngesë mbishkrimi në komunat serbe, madje edhe në çirilicë i “Republika Serbija”,…pse nuk po ju bëhet pëngesë vendosja e shtatoreve të krajl Millutinit, Car Llazarit në zemër të Kosovës, apo pse nuk po ju bëhen pëngesë ministrat serb në Qeverinë e Republikës së Kosovës që nuk e njohin dhe as pranojnë Kosovën si shtet të tyre !

Deri të ky shpërqendrim i vëmëndjes ka ardhur edhe si pasojë e mbjelljes së urrejtjes ndaj presidentit Rugova nga eksponent të caktuar politik në Kosovë, disa prej të cilëve aktualisht janë në majat e pushtetit në Kosovë, disa në kampin opozitar, e sa të tjerë kanë mbetur si “Gomarët e Buridanit” mes pushtetit dhe opozitës!
Faji i mërgimtarit injorant është i vogël, në krahasim me mbjellësit e urrejtjes patologjike ndër vite e dekada ndaj arkitetktit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova

Urrejtjen patologjike ndaj presidentit historik Ibrahim Rugova e kanë shkaktuar në radhë të parë idhujt dhe ideologët e strukturave aktuale në pushtet, duke shpifur e propaganduar kundër presidentit Rugova.
Në fakt, të gjitha ato që i trillonin kundërshtarët e Rugovës ishte tipare të tyre e jo të presidentit. Kur ju erdhi radha të ngriten në majat e pushtetit u pa puna e tyre. Jo vetëm që s’munden të arrijnë nivelin unifikues të Rugovës dhe as të qendrojnë vertikalisht në rrugën e shtetndërtimit,…rrëshqitën si është më së keqi në “konsolidimin dhe mbrojtjen” e sovranitetit të shtetit.

Andaj, Bajram Hoti, nuk është gjë tjetër veqse një produkt dhe dorë e zgjatur e nëntokës politike në Kosovë. Veprimi i tij i ultë dhe qyqarë vetëm sa dëshmojë fytyrën e të njërit nga të manipuluarit e shumt nga propaganta antirugoviane, të cilët herë do kurdo, do e zbulojnë vetën, dhe dëshmojnë urrejtjen patologjike të padronëve të tyre kundër njeriut më meritor për lirinë dhe pavarësinë që e gëzon sot Kosova dhe populli i saj.

E vërteta vonon por nuk harron

Në secilin shtet të ndodhte një vperim i tillë, autori do të merrte denimin e merituar,…kjo të shtynë me dyshue se çdo gjë ka qenë e orkestruar nga strukturat në krye të kuvendit, ekzekutivit apo presidencës,…mbase kryerësi i veprës makabre edhe mund të jetë shpërblyer për këtë veprim kaq monstruoz…!!!

E themë nga përvoja e së kaluarës, ku tri vite më parë gjatë një aktiviteti kulturor multietnik (Itali), me urdhërin e “nëntokës” u tentua heqja e flamurit dardan të presidentit Rugova të vendosur nga ana ime. Për zbulimin e urdhërdhënsëit m’u deshtën hiq më pak se tre vite,…deri sa i erdhi momenti që kryerësi i veprës të më rrëfejë për urdhërdhënësin e heqjes së flamurit dardan, i cili në njërën anë hiqej si mbështetës i rugovizmit dhe në tjetrën për një kohë të gjatë më paraqitej si “mik” dhe “mbështetës” i punës dhe aktiviteteve të mia në mërgatë,…i cili në të vërtetë kishte qënë vet djalli.

Kështu, edhe urdhërdhënësit e Bajram Hotit nuk qëndrojnë shumë larg kryeminstrit aktual të vendit, janë ndër lëpirësit më të shpeshtë të mermerit mbi varrin e presidentit dhe vizitorët e familjes Rugova.

Vargut të gjatë të “Bajramëve” të mjerë ju shtua edhe një nga familja e madhe Hoti, të cilët padrejtësisht u pajisen me targën e turpit. Thellësisht jam i bindur, se nuk do të jetë e largët dita, kur Bajrami i Hotëve do të rrëfehet, se nga kush u motivua dhe urdhërua të ndërmarrë një veprim kaq të turpshëm dhe qyqarë. Mbase sikur të kishim shtet, një gjë e tillë do të zbardhej shpejtë, pa kaluar shumë ditë, muaj apo vite.

Lërëni të qetë ëngjullin në parajsën e tij

Vallë, ç’na duhet urrejtja dhe mallkimi ndaj njëri-tjetrit në këto rrethana të krizës së thellë ekonomike dhe sociale në të cilën është katandisur vendi ynë?!

Sikurse heronjët dhe dëshmorët e lirisë që janë të popullit e jo të partive politike, ashtu edhe arkitekti i shtetit tonë ishte shpëtimtar i të gjithëve, unifikues dhe paqësor, mbrojtës dinjitoz i luftës çlirimtare në Gjykatën e Hagës në përballje me kryesatrapin e ballkanit,…ku falë deklaratave të tij pranë asaj gjykate, UÇK-ja mbeti krijesë e lindur nga populli liridashës që luftoi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë,…si e tillë doli fitimtare dhe e pandëshkuar nga Gjykata e Hagës.

Për figurat e lavdishme të historisë sonë më të re, mirënjohja dhe nderimi është më e pakta që mund të bëjmë për ta.

Për shënjëtorët e kombit si; Ibrahim Rugova, Adem Jashari,….mirënjohjet dhe dekorimi janë një nderim për të gjallët që i kujtojnë me devotshmëri, përndryshe ata, me veprat e tyre madhore, zemërgjerësinë dhe dashurin ndaj atdheut dhe bashkombasve të vet e kanë fituar pavdekësinë,…do të jetojnë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet e popullit, të cilët paqësisht dhe me dashuri njerëzore janë skalitur në kujtesën historike të shqiptarëve.
Të vërtetat historike janë ato të shkruara në shpirtin e popullit e jo ato të shkruara nga pendat e errëta të ideologjive të dështuara politike.

Ibrahim Rugovën e bekoi vet Zoti, që nuk e la të jetojë në kohën e maskarenjëve dhe horrave të kësaj kohe të keqe.

Ju që po reagoni kundër vlerave sublime të kombit tonë, e bëni vetëm një mëkat të vogël,…mëkatin më të madhë po e bëni ndaj pasardhësve tuaj, fëmijëve, nipave dhe mbesave që mund t’ju leni një njollë të zezë në ardhmërinë e tyre, mos harroni se pendesa e tyre do të jetë mallkimi më i madhë për ju nesër !

Prandaj, lëreni të qetë engjullin Rugovë në parajsën e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.