DYLON

Kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit?!

Kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit?!
Avatar photo Redaksia

Nga: Fehmi Sylejmani

Dy skuadrat e futbollit gjilanas, Drita dhe Gjilani, që njihen për nga rivaliteti i  tyre i përbetuar dhe dallimeve të mëdha në shumë sfera, përveç qytetit dhe fushës kanë pas 12 trajnerë të përbashkët, që nga viti 1995 e deri më tash.

EkoHigjiena

Nga këta trajnerë, 5 prej tyre kanë qenë të Gjilanit, 3 të tjerë nga Prishtina, një nga Mitrovica, një nga Ferizaj dhe një nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Tërnoci- Bujanovc dhe një nga Shkupi –  Maqedonia e Veriut.

Trajneri i parë që ka thye tabunë e rivalitetit, respektivisht  kalimin  profesional nga njëra skuadër në tjetrën ka qenë i ndjeri prof. Kemajl Halimi, ndërkaq i fundit është trajneri aktual i Dritës, Zekirija Ramadani.

Nga këta 12 trajnerë, vetëm Hysni Maxhuni ka arrit të rrëmbejë titullin e kampionit me Dritën, viti 2003, ndërsa Musa Selimi ka qenë fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës me Gjilanin, sikundër edhe Bylbyl Sokoli ka fituar Kupën e Kosovës me Dritën.

Ja kush janë 12 trajnerët e përbashkët të Dritës dhe Gjilanit:

Kemajl Halimi – Raci, Reshat Osmani, Refik Rexhepaj, Musa Selimi, Muharrem Sahiti, Hysni Maxhuni,  Arbnor Morina, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi, Agron Selmani,  Sedat Pajaziti dhe Zekeria Ramadani.

P. S. Renditja e trajnerëve është bërë nga vendbanimet e tyre përkatëse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.