Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi vlerëson se tani që gjykata belge dha verdiktin se Enver Hadrin e ekzekutoi Shërbimi i Sigurimit Shtetëror te Jugosllavisë, iu dha vula kësaj ngjarje dhe se sipas tij, ky verdikt ka hequr edhe disa dilema, por shtroi pyetjen se kush ishte spiuni, apo bashkëpunëtori i SDB me pseudonimin “RIKI” qe informonte për aktivitetin e emigracionit politik ne Bruksel dhe dezinformonte se Enver Hadri ishte bashkëpunëtor i UDB-së?!
Ja postimi i plotë i Kajtazit në profilin e tij në FB që e botojmë pa ndërhyrje:
Enver Hadri nje patriot i madh
Tani qe gjykata belge dha verdiktin se Enver Hadrin e ekzekutoj Sherbimi i Sigurimit Shtetror te Jugosllavise, i ju dha vula kesaj ngjarje. Sigurisht se Enver Hadri politikes jugosllave te dominuar nga serbet ju ka penguar per veprimtarin atrdhetare te tij.
Ky verdikt ka hequr edhe disa dilema: 1. Se ne mesin e atentatorve nuk ka pasur shqiptare dhe 2. Se Enver Hadri ka qene armik i Jugosllavise.
Eshte per te ardhur keq qe nje pjese e strukturave te emigracionit te organizuar kryesishr rreth LPK atdhetarin Enver Hadrin e kane njollosur si “bashkpuntore te UDB” dhe per çudi, UDB i vret bashkpuntoret e vet kurese armiqet i le te jetojne!
Nga kjo ngjarje ka mbetur pa u zbardhur edhe nje detal: kushe eshte spiuni, apo bashkpuntori i SDB me pseudonimin “RIKI” qe informonte per aktivitetin e emigracionit politik ne Bruksel dhe dezinformonte se Enver Hadri eshte bashkpuntor i UDB-se?