DYLON

Kush ishte kryeshefi i parë i Komunës së Gjilanit?

Kush ishte kryeshefi i parë i Komunës së Gjilanit?
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi i parë i Komunës së Gjilanit, pas luftës së vitit 1999, ishte Enver Muja. Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e mbajtur më 22.12.2000, duke u bazuar në Rregulloren 2000/45 mbi vetëqeverisjen e komunave të Kosovës, nxori vendimin për emërimin e kryeshefit ekzekutiv, pozitë kjo që iu besua Enver Mujës, i cili më vonë do të rizgjidhet edhe për një mandat tjetër.

Nga: Ilmi Musliu

Kuvendi i Komunës së Gjilanit,paraprakishtkishte formuar kolegjin, i cili do ta ndihmonte kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për emërimin e kryeshefit ekzekutiv, në përbërje: Beqir Shaqiri, Xhelal Selmani, Musli Maloku, Fahri Nuhiu, Sokol Haziri, Ramiz Selimi, Levent Gash, Bob Simons.

EkoHigjiena

Si ekonomist me përvojë, Muja ka kontribuar në organizimin e pushtetit paralel, gjatë kohës së okupimit, në veçanti në organizimin e Këshillit për Financim. Kurse pas luftës çlirimtare, për dy mandate e ka udhëhequr ekzekutivin e Komunës së Gjilanit.

Këtë detyrë, përkohësisht e kanë ushtruar më vonë edhe Zijadin Maliqi e Fadil Osmani. Me ligjin e ri për qeverisjen lokale, Komunat nuk kanë më kryeshef ekzekutiv.

Enver Muja ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2014.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.