DYLON

Kush e themeloi “Flakën e Janarit”…?

Avatar photo Redaksia

Sabit Rrustemi

/2L ONLINE/ – Shumë prej miqve, më kanë pyetur edhe këto ditë: kush e themeloi “Flakën e Janarit”, në fakt, cilët janë themeluesit e këtij Manifestimi ? Këtë përgjigje e kam dhënë edhe në numrin e parë të revistës letrare – kulturore AGMIA, që doli në fillim të vitit 1994, pas përfundimit të Manifestimit, atë kohë, e po e përsëris edhe tash:

EkoHigjiena

Të vetmit themelues të Manifestimit kulturor që tash është shtrirë në shkallë kombëtare, janë: Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit, e cila ka funksionuar nga viti 1991 e deri më përfundimin e luftës në Kosovë dhe, Forumi i Rinisë i LDK – Dega në Gjilan.

Vendi i themelimit të këtij Manifestimi ka qenë, Shkolla e Muzikës. Ndërsa projekti i Manifestimit është aprovuar në zyrën e avokatit gjilanas, Shefqet Xhelilit, që ishte atë kohë, sekretar i Shoqatës.

Prandaj, kot përmenden emra individësh e, edhe emri im. Të gjithë atë kohë që kanë qenë pjesë e këtyre dy subjekteve, njëra kulturore e tjera politike, janë bashkëthemelues dhe bashkorganizues të këtij Manifestimi deri në vitin 1999 -të…

Kontributi i individëve është dhënë përmes këtyre dy subjekteve.

I vetmi Njeri që ka qenë në aktin themelues të këtij Manifestimi dhe që nuk ishte anëtar kryesie i asnjërës nga këto dy subjekte themeluese, ka qenë shkrimtari ynë i shquar, BEQIR MUSLIU , të cilit ia kemi pasur për borxh dhe për nder tonin, t’ ia përkushtojmë “Flakën… ” e sivjeme, sepse mbushen rrafsh 20 vite nga shkuarja e tij në amshim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.