Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, ka përfunduar të gjitha procedurat e rregullta në përputhje me Statutin dhe Rregulloren për Zgjedhjet e Brendshme për kryetar të Qendrës, me këtë rast që nga sot gjendet në fushatë zgjedhore për kryetarin e Qendrës.
Komisioni Zgjedhor Ad-Hoc i Qendrës ka verifikuar kandidaturat e dy kandidatëve, duke ia mundësuar atyre kandidimin.
Kandidatë për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan janë Nevzad Isufi dhe Ali Xhelili, nndërsa që nga sot e deri më 13 korrik, Qendra do të jetë në kohë fushate zgjedhore.
Zgjedhjet për kryetar të Qendrës do të mbahen më 15 korrik 2018.