DYLON

Kush do ta thërrasë seancën?

Avatar photo Redaksia

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e konsideron jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, ka hapur shumë dilema se kush do ta thërrasë seancën e ardhshme të Kuvendit.

Kushtetuta nuk e parasheh se kush do ta thërrasë seancën në një situatë të tillë. E dilema në këtë pikë kanë edhe njohësit e çështjeve kushtetuese.

EkoHigjiena

Ata shpresojnë që vendimi final i Kushtetueses do t’i sqarojë shumë dilema të ngritura që nga publikimi i vendimit të saj në uebfaqen zyrtare.

Eksperti kushtetues, Riza Smaka, thotë për Tribuna.se gjykata ka gabuar që nuk e ka shpallur komplet aktgjykimin, por vetëm një pjesë të tij, duke ngjallur kështu shumë dilema në opinion.

Sidoqoftë, ai thotë se nëse gjykata vendos që duhet të përsëritet procedura e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, atëherë sipas tij, Kryesia e vjetër e Kuvendit, është ajo e cila duhet ta thërrasë seancën.

“Pastaj deputetja me e moçme me deputeten më të re duhet ta udhëheqin seancën, normalisht duke respektuar agjendën që e përcakton Kryesia e vjetër”, ka thënë Smaka,

E në rast që gjykata vendos vetëm për vazhdim të seancës, atëherë sipas Smakës, seanca mund të thirret nga Flora Borvina si udhëheqëse e seancës konstituive më 17 korrik.

http://gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=80238

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.