DYLON

Kusari-Lila: Nuk i bashkohemi koalicionit të hakmarrjes

Avatar photo Redaksia

Zëvendëspresidentja e AKR’së, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur koalicion të hakmarrjes krijimin e bllokut opozitar LDK-AAL-NISMA, i mbështetur edhe nga Vetëvendosja. Ajo ka thënë se është e pamundur që AKR t’i bashkohet këtij koalicioni pasi kjo parti nuk qeveris me logjikën e hakmarrjes dhe revanshit.

“Në këtë formën e bllokut opozitar, sic është krijuar tani, mendoj se është e pamundur një gjë e tillë, për shkak të qasjes dhe formës se si e kanë bërë. AKR nuk qeveris në parim të hidhërimit ose të revanshit. Pra, mënura se si është krijuar ky bllok opozitar, është më shumë formë hakmarrje dhe nuk është formë se si qeveris AKR”, ka thënë ajo për gazetën Epoka e Re.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.