DYLON

Kurtit i kërkohet ta përdorur autoritetin e tij si kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës

Kurtit i kërkohet ta përdorur autoritetin e tij si kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Ky i fundit, në letrën dërguar Kryeministrit shkruan se statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë.

EkoHigjiena

Kësisoj, z. Musliu thekson se është më se i bindur se kryeministri Kurti e njeh realitetin e tyre dhe për këtë uron që lidhjet të forcohen, duke e përdorur autoritetin e tij si Kryeministër për mirëqenien e qytetarëve të Luginës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.