DYLON

Kurti: Vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar punimet në çerdhen në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan

Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurtii shoqëruar nga ministri në detyrë i Ministrisë së Arsimit, Hajrullah Çeku, Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe të tjerë, kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Tregu i Gjelbër”.

“Vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar punimet në çerdhen në lagjen “Tregu i Gjelbër” në Gjilan. Vlera e investimit është 885 mijë euro, sipërfaqja prej 900 metër katrorë, me kapacitet të përshtatshëm për 80 fëmijë, ndërsa punimet do të mbarojnë më së largu në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Kurti.

EkoHigjiena

Sipas tij, edukimi i hershëm është vendimtar edhe për karakterin dhe cilësinë e jetesës së fëmijëve. “Me çerdhen në këtë lagje krijojmë hapësirë e mundësi për rritje në ambient të përshtatshëm”, ka thënë Kurti.  /2LONLINE/