DYLON

Kurti: Të angazhohemi të gjithë që raste të vrasjes mizore si e Marigona Osmanit të mos e godasin asnjë familje

Kurti: Të angazhohemi të gjithë që raste të vrasjes mizore si e Marigona Osmanit të mos e godasin asnjë familje
Avatar photo Redaksia

Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 18-vjeçares nga Ferizaj,  Marigona Osmani, e cila dyshohet se vdiq nga dhuna që ushtroi mbi të partneri i saj.

Kryeministri Kurti duke folur para qytetarëve të pranishëm në varrim tha se vrasja mizore e 18-vjeçares ka sjellë shumë pikëllim dhe shumë zemërim tek të gjithë.

EkoHigjiena

Ai tha se fakti që i dyshuari për vrasjen e saj ka precedentë penalë prej viteve të mëhershme tregon se sa shumë punë kemi përpara që ta drejtojmë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të veprojë pa vonesa, të gjykojë drejt, dhe të ndëshkojë kriminelët e keqbërësit në përgjithësi.

“Qeveria jonë prej fillimit ka ndërmarrë iniciativën për infrastrukturë të re ligjore, në mënyrë që kurrë më të mos na përsëriten këto raste, kemi bërë gati ligjin e ri për mbrojtje të viktimave dhe të  mbrojtjes nga dhuna në familje si dhe strategjinë e re kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti 1063 gra e vajza kanë lajmëruar për dhunë në familje. “Kjo tregon se është rritur besimi në institucione, por njëkohësisht që edhe përgjegjësia jonë si institucione duhet të jetë më e lartë se asnjëherë më parë”, tha ai.

Kryeministri u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve për humbjen e Marigonës, të gjithë qytetarëve të Ferizajt dhe mbarë popullit të Kosovës.

“U prehtë e qetë Marigona, e për t’u prehur me të vërtetë e qetë duhet të sjellim drejtësi për të dhe për të gjitha viktimat e tjera”, tha ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.