DYLON

Kurti takon në Bruksel, Borrellin dhe Lajçakun

Kurti takon në Bruksel, Borrellin dhe Lajçakun
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës në Bruksel, për mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Kryeminsitri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën evropiane. U diskutua mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tij.

EkoHigjiena

U bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.