DYLON

Kurti takon ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Kurti takon ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar
Avatar photo Redaksia

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar Glauk Konjufca pritën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Kryetari Kurti falënderoi ambasadorin e Turqisë për rolin e saj në ndërhyrjen e NATO-s në ndaljen e gjenocidit të Serbisë para 20 vjetëve, në njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës para 11 vjetëve, dhe, në ndihmën humanitare dhe mbështetjen me projekte zhvillimore. Ambasadori Sakar vlerësoi rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike në Kosovë dhe shprehu interesimin për të mësuar për idetë, pikëpamjet dhe qëndrimet e Vetëvnedosje-s.

Në takim të dy palët theksuan rëndësinë e mbarëvajtjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe avansimin e tyre sidomos në aspektin ekonomik.

EkoHigjiena

Takimi njoftues me ambasadorin Sakar u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe Kurti e Sakar u pajtuan për të vazhduar edhe në të ardhmen me komunikim të vijueshëm dhe takime të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.