DYLON

Kurti: Shkarkimi i Jabllanoviqit, leksion i mirë

Avatar photo Redaksia

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq është një leksion i mirë për të ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me Listën Serbe e quajti të gabuar.

Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin Kushtetutën duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiq që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë shtetin e Kosovës, por sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme koalicioni me Listën serbe.

EkoHigjiena

“Protesta nuk ishte politikë ditore, ishte shumë më e thellë se kaq”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova nuk mund të mbetet shtet vasal e të ndikohet nga Beogradi.

Sipas tij, 24 janari kishte diçka më të rëndësishme se dhuna ose paqja, pasi sipas tij, të gjithë protestuesit votuan për shkarkimin e Jabllanoviqit.

Lideri i VV-së në programin e mëngjesit të RTK-së tha se më e rëndësishme ishte edhe qëndrueshmëria gjashtë orësh e protestuesve përkundur përdorimit të gazlotësjellit e plumbave gome, transmeton Telegrafi.

Ai tha se aktivistët e VV-së janë përpjekur maksimalisht të mbajnë rend, por sipas tij, edhe personat që kanë hedhur gurë në drejtim të policisë po të pyetnin një ditë parë se a do të hedhnin gurë do të thonin në asnjë mënyrë, por sipas tij, kanë qenë të detyruar.

Kurti bëri të ditur se Bislim Bislimi që e ka përjetuar masakrën e Dubravës tash prapë është në burg të Dubravës për shkak të protestimit, ndërsa sipas Kurtit policia nuk ka kursyer as kalimtarët e rastit.

Lideri i VV-së shprehur keqardhje për lëndimin edhe të policëve, por tha se nuk mund të krahasohen me protestuesit. “Atë ditë policia kishte dalë si në gjueti”, u shpreh Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.