• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Kurti: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën
Nacionale

Kurti: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën

Redaksia 2LONLINE 18 Qershor, 2021 2 minuta lexim
 Kurti: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Pallatin e Kancelarisë Federale në Vjenë, nën organizimin e Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi që Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19, prandaj Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19.

Ai tha se Kosova me qeverisjen e mirë dhe demokratike ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi dhe theksoi nevojën për më shumë investime.

Duke folur për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti, ritheksoi rëndësinë e një deklarate të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, mes të dy shteteve, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.

Poashtu, ai bëri thirrje për heqjen e vizave për Kosovën në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Albin Kurti Ballkanin Perëndimor Kosova Kryeministri i Republikës së Kosovës Samitin Serbia
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022
Njoftime/Shpallje

Komuna e Gjilanit shënon 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Abdullah Tahiri, Ibrahim

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohen se mashtruan viktimën duke ua shitur

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com