DYLON

Kurti: Serbia jo para Shqipërisë në BE

Avatar photo Redaksia

​Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndërsa ishte i ftuar në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës të Javës dhe Kulturës Çame, krahas të tjerave ka folur dhe përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE.

Por megjithatë ai ka kërkuar që Kosova ta ndihmojë integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Evropë, duke mos lejuar Serbinë që të shkojë e para në BE.

EkoHigjiena

“Të gjithë u gëzuam që Shqipëria e fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane mirëpo edhe Kosova duhet ta ndihmojë Shqipërinë, për tu bërë anëtare e plotë në Bashkimin Evropian. Ndihma që Kosova t’i jap Shqipërisë është që të mos lejojë që Serbia të bëhet anëtare e BE para Shqipërisë. Ju e dini që Greqia e kushtëzon Maqedoninë, por kushtet që Greqia ja vendosë Maqedonisë nuk krahasohen me kushtet që Serbia do i vendosë Shqipërisë dhe Kosovës nëse anëtarësohet para nesh në BE,” tha Kurti.

Më tej Kurti bëri thirrje për krijimin e shtetit të fuqishëm shqipt ar për të larguar në këtë mënyrë orekset e shteteve shoviniste ndaj Shqipërisë.

“Shqiptarët janë gjuhë shqipe, ndërsa grekët dhe serbët janë shtete ekspansioniste, dhe kjo nuk ka ndryshuar për 170 vjet, e nuk do të ndryshojë vetvetiu, deri sa shqiptarët të ngrihen e të krijojnë shtete të fuqishme, duke zmbrapsur orekset e shteteve shoviniste serbe e greke. Ndaj neve na takon që Çamërinë ta trajtojmë siç është dhe siç duhet të jetë gjithmonë pjesë e çështjes tonë kombëtare. Çështja çame është pjesë e tërësisë dhe ka nevoje për vëmendjen e të gjithë neve, pavarësisht prej nga vijmë në trojet tona në Ballkan,” deklaroi Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.