DYLON

Kurti: Qeveria është duke e trajtuar me prioritet të lartë projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kurti: Qeveria është duke e trajtuar me prioritet të lartë projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e tretë të Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” u prezantua procesi për ndërhyrjet emergjente në këtë kompleks memorial, si dhe u miratua përbërja e Komisionit të Ekspertëve.

Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Republikës është duke e trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

EkoHigjiena

Duke veçuar veprimet konkrete të deritanishme, kryeministri tha se me ndihmën e inxhinierëve dhe profesorëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit dhe javën që vjen po nisim ndërhyrjet e para emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë dhe tani po themelojmë Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështje pronësore brenda kompleksit dhe në fillim të vitit të ardhshëm në agjendën tonë dhe të këtij komiteti do të jetë master-plani për kompleksin memorial, tha kryeministri Kurti.

Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda Kompleksit janë detyrat ligjore të këtij Komiteti, por njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari, tha ai.
Si Kryeministër i Republikës u zotua për të bërë më të mirën e mundshme, bashkë me qeverinë, që në afatin më optimal të nisin punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Gjatë prezantimit të procesit të hartimit të planeve për ndërhyrjet emergjente, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani tha se tashmë kanë hartuar planin për ndërhyrjet emergjente i cili do të sigurojë mënjanimin e rrezikut të dëmtimit të mëtejmë, por edhe do të ruajë integritetin e ndërtesave dhe vlerave të trashëgimisë kulturore që ato kanë.

Në këtë mbledhje po ashtu iu urua mirëseardhje z. Fadil Nura, i cili si Kryetar i Komunës së Skenderajt i bashkohet përbërjes së Komitetit, ndërsa z. Bekim Jashari do të vazhdojë të jetë anëtar i Komitetit, nga tani e tutje si përfaqësues i familjes Jashari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.