DYLON

Kurti priti në takim drejtoren e IDK-së, Nancy Soderberg

Kurti priti në takim drejtoren e IDK-së, Nancy Soderberg
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), znj. Nancy Soderberg.

Znj. Soderberg e përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe u shpreh e gatshme për thellimin e bashkëpunimit, meqë tashmë edhe fizikisht do të punojë në Kosovë.

EkoHigjiena

Rëndësia e zhvillimit dhe thellimit të mëtutjeshëm të demokracisë, përveç që është punë e përpjekje e vazhdueshme e Institutit Demokratik Kombëtar, ajo tashmë është edhe në agjendën e prioriteteve të qeverisë sonë, tha kryeministri Kurti. Demokracia zhvillohet kur politikat janë progresiste e ajo thellohet kur në të marrin pjesë edhe më shumë gratë, rinia si dhe grupet e margjinalizuara, shtoi ai.

Temë e takimit ishin edhe zgjedhjet lokale që po afrohen. Zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti ishin shembull me mbarëvajtjen e tyre të rregullt, theksoi kryeministri Kurti. Nga këto zgjedhje, vazhdoi ai, duhet të dalin udhëheqje komunale, të cilat u shërbejnë me përgjegjësi qytetarëve dhe që ua përmirësojnë atyre përditshmërinë.

Instituti Demokratik Kombëtar është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, që punon në përkrahjen dhe forcimin e institucioneve demokratike në mbarë botën, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.