DYLON

Kurti: Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur

Kurti: Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur.

“Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta. Ai ishte mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, njëri nga aktivistët e hershëm e të zotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mërgatë, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Çekajt dhe i presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Kurti.

EkoHigjiena

Sipas tij, Gagica u bë zë i Kosovës edhe në lobim dhe në takime të rëndësishme në kohë të vështira. Ndërsa nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë që kërkuan liri për Kosovën.

“Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, ka tënë Kurti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.