Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë gjatë tubimit me qytetarët se me datën 17 shkurt do të jetë një protestë masive në Prishtinë, duke pretenduar se kësaj radhe opozita do të thyej rekord me numrin e pjesëmarrësve në protestën gjithëpopullore.
“Duhet ta thyejmë rektorin e protestës së 17 shkurtit, pasi që ajo në janar ishte më e madhja në Kosovë. Sigurisht që ka protesta më të mëdha para luftës, por e pasluftës ishte ajo e muajit të kaluar”, ka thënë Kurti, raporton Indeksonline.
Sipas tij, asnjë goditje askush nuk ia ka dhënë Serbisë, ashtu siç ia ka dhënë opozita e bashkuar.
“Sot Zajednica ka vdekur dhe obligim i ynë është që ajo nuk duhet të ngrihet”, ka shtuar Kurti.