DYLON

Kurti, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 25”

Kurti, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 25”
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituan aktivitetet e ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25), përkatësisht Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane, Kontrollën e Lartë të Ushtrimit dhe Kampin Taktik në poligonin trajnues në Devë.

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me rolin kyç dhe kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të ushtrimit DE/IR25 si nikoqir, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm me Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili luan një rol strategjik në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

EkoHigjiena

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, duke përfshirë forcat nga vende të NATO-s dhe partnerë të tjerë strategjikë, që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe ngritjen e gatishmërisë së përgjithshme të forcave tona.

Në përmbyllje të vizitës ata përgëzuan pjesëtarët e FSK-së dhe ata aleatë për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtij ushtrimi shumëkombësh. Ata vlerësuan se UF DE/IR25, si një nga ushtrimet më të mëdha që realizohet në kontinentin europian, është një mundësi e jashtëzakonshme për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK dhe përforcimin e aleancave strategjike ndërkombëtare, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.