Kurti letër Presidentit: Standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese

Kurti letër Presidentit: Standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ka potencuar se e ka “të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë”.

Tutje, në këtë letër drejtuar presidentit, Kryeministri në detyrë Kurti ka thënë se ajo që nuk e ka të qartë, është “standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Ndoshta do të mund të na sqaroni këtë”?

Bashkëngjitur gjeni letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi:

Leter nga KM Kurti per Presidentin Thaci – 13.04.2020 (3)

KOMENTE