DYLON

Kurti: Kosova ka nevojë për një regjistrim gjithëpërfshirës dhe cilësor

Kurti: Kosova ka nevojë për një regjistrim gjithëpërfshirës dhe cilësor
Avatar photo Redaksia

“Rezultatet e regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen gjeografike të popullsisë, kushtet sociale, ekonomike, madhësinë e përbërjen e ekonomive familjare, nivelin e edukimit e të tjera, edhe për zonat e vogla ose nëngrupet e popullsisë janë shumë të nevojshme për hartuesit e politikave si dhe për institucionet qendrore ashtu edhe ato lokale me qëllim ofrimin e shërbimeve duke u bazuar në të dhëna”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në tryezën me temë Regjistrimin e Popullsisë të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Andaj, duke e ditur rëndësinë e statistikave, para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës që nga kalimi i Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit në qershor të këtij viti, i ka kushtuar rëndësi të veçantë projektit të regjistrimit të popullsisë dhe në përgjithësi statistikave.

EkoHigjiena

Ai shtoi se është angazhuar drejtpërdrejt si dhe ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që të kenë një koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për një regjistrim të suksesshëm.

“Jam i njoftuar për shumë detaje dhe sfida që ka projekti i regjistrimit dhe kam shprehur gatishmërinë për të gjetur një rrugë e cila ndihmon projektin e regjistrimit dhe që regjistrimi si i tillë të jetë i suksesshëm”, u shpreh kryeministri.

Poashtu, kryeministri Kurti vlerësoi se përfshirja e institucioneve lokale dhe atyre ndërkombëtare dhe rrugëtimi i përbashkët në një projekt të tillë të rëndësishëm garanton një regjistrim të suksesshëm, cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe që do ta bënte regjistrimin të ishte storie e suksesit.

Me këtë rast, kryeministri tha se Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 12 milionë euro për projektin e regjistrimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.