DYLON

Kurti: Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata

Kurti: Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave.

Kurti ka thënë se kriminelët po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit dhe se këta kriminelë të sanksionuar nga ShBA e Britania po mbështeten nga qeveria dhe presidenti i Serbisë.

EkoHigjiena

“Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar. Por kjo kohë po shkon me shpejtësi . S’mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, ka thënë Kurti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.