DYLON

Kurti: Kjo qeverisje nuk do ta përfundoj mandatin e saj

Avatar photo Redaksia

Nëse Kosova vazhdon të qeverisë me përfaqësues të tillë atëherë populli do të përfundoj në përpjekje të emigracionit, kriminalitetit apo në punë për ekstremizëm fetar.

Kështu u shpreh Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 18 –të, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën pos tjerash tha se kjo qeverisje nuk do ta përfundoj mandatin e saj, pasi që sipas tij, varfëria ekstreme, do ta nxjerrë popullin në protesta.

EkoHigjiena

Për sa i përket zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë, Kurti tha se shefat e Isa Mustafës janë nga tri lloje të ndryshme të kriminelëve.
“Objektivi për ta është i qartë, të rehabilitohet Kadri Veseli, Aleksander Jabllanoviqi dhe Hashim Thaçi që janë tre shefat e vërtet të Isa Mustafës që do të duhet të ishte formalisht shef i tyre.

Këta tre shefa përfaqësojnë tre lloje të ndryshme të krimit. Krimin mafioz në shërbim të interesave të errëta të juaja që e ka bërë Kadri Veseli dhe organizata me të cilën PDK-ja e ka marrë pushtetin dhe e ka ndërtuar kapjen e shtetit pra SHIK-un. Krimi nacional shovinist i përfaqësuar nga Jabllanoviqi i cili selinë e vërtet e ka në Beograd prej nga u sajua lista serbe për një formacion çetnik. Dhe tre krijimin kombëtar përfaqësuar nga Hashim Thaçi i cili e transformoj UCK-në për ta shuar edhe TMK-në, i cili e zëvendësoj bashkimin kombëtar me pavarësinë e Ahtisarit që sot po negocion me Serbinë dhe i cili ekonomin kombëtare dhe mirëqenien shoqërore ja nënshtroj privatizimit të egër dhe padrejtësisë së gjykatave të korruptuara. Me të tillë shefa Isa Mustafa e fillon punën si kryeministër me dosjet e korrupsioneve të trashëguara nga Prishtina por mund të mbarojë këtë punë me dosjen disa fish më të lartë të dosjeve të dyfishuar”, tha Kurti.

E sa i përket koalicionit të arritur mes LDK-së dhe PDK-së, ai tha se një gjë e tillë ka ndodhur, nga frika e Mustafës se do të hyj në burg.

“Në nëntor marrëveshja opozitare u prish atë marrëveshje e prishen dy gjëra, në njërën anë lakmia egoistë për pozitën e kryeministrit që përfytyrohej si një fron mbretëror thuajse jemi monarki klasike e jo republikë parlamentare dhe në anën tjetër frika nga burgu pasi që ambasadorja amerikane përmendi dosjet e korrupsionit në prokurori sidomos ato të qeverisjes së Isa Mustafës në komunën e Prishtinës. E kur u prish pazari edhe LDK edhe AAK renden te Thaçi se mos merrnin Pazar më të mirë pa u brengosur që shteti vazhdonte të ishte i kapur prej të njëjtit. Nuk kemi qenë ne arsye pse u prish blloku opozitar, sepse neve nuk kanë pasur mundësi të na kërcënojnë as me dosje as të na joshin me posta në Pazar. Kësaj radhe u kuptuar nga të gjithë politikanë, ambasador, politikan dhe i tërë populli se Vetëvendosje nuk është as e korruptuar as nuk është në politikë për të bërë pazare për pushtet”, tha Kurti.

Ndërsa sa i përket punës së lëvizjes, Kurti tha se deri më tani ka qenë shumë e mirë por që duhet të dyfishohet, kështu duke punuar më shumë në afrimin me qytetarë në mënyrë që arrijnë të organizojnë zemërimin i cili është në rritje nga populli varfëror.

http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=14378

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.