DYLON

Kurti e Konjufca takojnë shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalija Apostolova

Kurti e Konjufca takojnë shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalija Apostolova
Avatar photo Redaksia

Sot, në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, takuan shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalija Apostolova.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit.

Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e Vetëvendosjes për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim.

EkoHigjiena

Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjëshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.