DYLON

Kurti e Hyseni vizitojnë punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”

Kurti e Hyseni vizitojnë punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”
Avatar photo Redaksia

Gjatë qëndrimit në qytetin e Gjilanit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan punishten e rrugës “Hamdi Kurteshi”.

Aty, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, e cila është ndër më të ngarkuarat, për detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen dhe që janë pranë përfundimit.

EkoHigjiena

Vlera e projektit të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. Sipas Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, ato pritet të finalizohen gjatë muajve të verës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.