DYLON

Kurti e Abazi presin në takim ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Kurti e Abazi presin në takim ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, pritën sot Ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, në selinë e kësaj Lëvizjeje në Prishtinë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, përfshirë këtu Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Kurti shpjegoi në takim se dy problemet kryesore për Kosovën janë papunësia enorme dhe ndarja e qytetit të Mitrovicës. Problemi i parë lidhet me korrupsionin dhe modelin e gabuar ekonomik që është zbatuar në Kosovë, ndërsa i dyti lidhet me ndërhyrjen që Serbia vazhdon të bëjë në Kosovë përmes strukturave të kontrolluara dhe financuara prej saj.

EkoHigjiena

Më tej, Kurti shpjegoi hapat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me vlerësimin e brendshëm të dialogut të deritanishëm me Serbinë, si dhe për nevojën e një dialogu të brendshëm e demokratik, të hapur e transparent, mes aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në Kosovë për të arritur një konsensus lidhur me kërkesat e kushtet, synimet e kornizat e dialogut në të ardhmen, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.