DYLON

Kurti e Abazi pjesëmarrës në Kongresin e Partisë Socialiste të Francës

Kurti e Abazi pjesëmarrës  në Kongresin e Partisë Socialiste të Francës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë si të ftuar, bashkë me shumë delegacione të tjera ndërkombëtare të partive socialdemokrate, në punimet e Kongresit të 78 të Partisë Socialiste të Francës që po mbahet këtë fundjavë në Aubervilliers, Paris.

Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues z. Olivier Faure. Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron suksese z. Faure në drejtimin e Partisë Socialiste të Francës.

Me përfundimin e punimeve të Kongresit, ditën e hënë, në ora 10:00, Kryetari Albin Kurti do të mbajë edhe një prezantim publik në Paris në Fondacionin “Jean Jaurès” mbi situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.