DYLON

Kurti dhe Çanak bisedojnë për çështjen e të pagjeturve të luftës

Kurti dhe Çanak bisedojnë për çështjen e të pagjeturve të luftës
Avatar photo Redaksia

Çështja e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë ishte tema kryesore e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, z. Hydajet Hyseni, me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, z. Nenad Çanak.

Kryeministri Kurti dhe politikani opozitar në Serbi u pajtuan se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive që dyshohet se ndodhen në territorin e saj.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Çanak se janë 1632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Në takim u diskutua për nevojën e forcimit të socialdemokracisë në rajon, dialogun e ri për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në barazi, siç është edhe njohja e ndërsjellë.

Z. Çanak e njoftoi kryeministrin Kurti me situatën politike në Serbi, ngufatjen e zërave të mirëfilltë opozitarë dhe të mediave nga pushteti aktual.

Politikani opozitar Çanak tha se i ka marrë djalin dhe nipin për vizitë në Kosovë, që të shohin nga afër realitetin në të cilin jetojnë serbët dhe shqiptarët, sepse politika shtetërore, sipas tij, nuk po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.