DYLON

Kurti: Brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e Bahri Fazliut

Kurti: Brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen nga vepra e Bahri Fazliut
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në Velani, në 23- vjetorin e rënies heroike të tij.

“Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës, që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare që do të vinte në fund të viteve të ’90-ta. Ishte njeri i pasionuar për dije dhe liri. Ai lexonte, shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërsa kujtimi për të i pashlyeshëm”, tha kryeministri Kurti.

EkoHigjiena

Kryeministri tha se Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe padyshim që edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen për jetë e mot nga jeta dhe vepra e tij. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.