DYLON

Kurti: Asnjëra prej ofertave që ne i kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së

Kurti: Asnjëra prej ofertave që ne i kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së
Avatar photo Redaksia

Albin Kurti, kryeministri i vendit dhe lideri i Vetëvendosja ka thënë se bisedimet rezultuan të pasuksesshme me LDK-në, pasi asnjëra prej ofertave të propozuara nuk u pranua nga kreu i LDK-së.

“Ne ofruam që Lidhja Demokratike e Kosovës, në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetevendosje dhe partnerët e tjerë të mazhorancës prej 66 deputetëve, ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera”, ka thënë Kurti.

EkoHigjiena

Sipas tij, kur u refuzua oferta e tyre për bashkëqeverisje, që LDK-ja ta ketë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri, i bënë një ofertë tjetër.

“Propozuam rokadë në Kuvend: LDK-ja ta marrë postin e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa Albulena Haxhiu të bëhet nënkryetare. Por as kjo nuk u pranua. Pra ishte një mundësi që të mos thuhet që të tre kandidatët vijnë nga subjekti Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.