DYLON

Kurti: Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2

Kurti: Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2
Avatar photo Redaksia

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia”, ka bërë me dije, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, ka thënë kryeministri  i vendit.

EkoHigjiena

Ai shtoi se Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!

“Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka thënë kryeministri Kurti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.