DYLON

Kurteshi:Edhe një operacion i suksesshëm në Spitalin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në Spitalin e Gjilanit është kryer një operacion I suksesshëm, te pacientja R.I. 1940 nga Kamenica. Pacientja kishte filluar me ankesat qysh para 3 muajve, ku menjëherë ka filluar procedura e diagnostifikimit, ku është vendos diagnoza. Ndërkohë kontrollohet edhe në Spitalin “Cistina” në Maqedoni, dhe është vërtetua diagnoza, pra pacientja vuan nga një sëmundje e rrallë. Dg: Tu cauda pankreatica, thënë në gjuhën tonë:Tumor e bishtit të pankreasit.

Dr.Selami Kurteshi zyrtar për informim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan ka thënë se trajtimin operativ të pacientes e merr përsipër kirurgu Dr.Milaim Kosumi dhe pas përgatitjes së duhur, Ai vendosi për ndërhyrje kirurgjike. Operacioni kryhet me sukses, largohet masa tumoroze nga pankreasi, bëhet largimi I shpretkës dhe e një pjese të pankreasit. Gjendja e pacientes tani është e mirë po ashtu edhe familjarët janë shumë falënderues.

EkoHigjiena

Dr.Milaim Kosumi falënderon edhe stafin e kirurgjisë dhe atë të anestezionit me Dr.Halil Bashën në pjesëmarrje në realizimin e këtij operacioni të madh.

“Përkrahje në këtë drejtim ka dhënë edhe Dr.Abdylatif Latifi-drejtor, që mundësoi pajisjen e sallës operative me një aparat modern “Ligashur” aparaturë e nevojshme për realizimin e një operacioni të tillë. Besojmë që edhe në të ardhmen do të kryhen intervenime të tjera të këtij niveli”, ka thënë Dr.Selami Kurteshi zyrtar i informimit: në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.