DYLON

Kurteshi: Vetëvendosje nuk do të bashkëpunojë me PAN dhe as nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të LDK-së

Kurteshi: Vetëvendosje nuk do të bashkëpunojë me PAN dhe as nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të LDK-së
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Ismajl Kurteshi, ka treguar qëndrimet e kësaj lëvizje në raport me dy koalicionet për formimin e qeverisë së re.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo lëvizje nuk do të bashkëpunojë me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe as nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të LDK-së sa i përket krijimit të qeverisë së re.

Kurteshi ka thënë se LDK-ja duhet të reflektojë në raport me fuqinë politike që ka tash pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

EkoHigjiena

Sipas tij, projektin e Lëvizjes Vetëvendosje! për qeverisje duhet ta udhëheqë vetëm kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti.

Kurteshi ka theksuar se koalicioni PAN nuk i ka votat për ta krijuar qeverinë e re.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.