/2L ONLINE/ – Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e mbajtur me 17 prill kishte vendosur që Lëvizja Vetëvendosje t’i organizojë zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet, në tërë vendin. Procesi zgjedhor do të fillon me 2 maj dhe planifikohet të përfundoj me 10 korrik. Pjesë e këtij procesi mund të jenë të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
E, për deputetit ismajl Kurteshin, edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan i ka bërë përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të brendshme.
“Ne i ftojmë të gjithë anëtarët e interesuar të bëhen pjesë e këti, procesi të rëndësishëm. Edhe ata që formalisht nuk janë anëtarë të Lëvizjes, nuk kanë libreza anëtarësie, duhet të paraqiten në zyrat e qendrës së Lëvizjes në Gjilan për t’u informuar për procedurat e nevojshme për ta formalizuar anëtarësinë. Në zyrat tona duhet të paraqiten edhe ata që duan të informohen për orarin e mbledhjeve zgjedhore nëpër pika dhe në Qendrën tonë, por edhe për çka do tjetër që ju intereson”, ka thënë Kurteshi i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/