DYLON

Kurteshi: Shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë

Kurteshi: Shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, ka treguar për diskriminimin e rëndë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës pas vizitës së këtij komisioni atje.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shqiptarët e Luginës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë.

Kurteshi ka bërë me dije se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë një rezolutë përmes së cilës, në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, të adresohen kërkesat kryesore të shqiptarëve të asaj pjese.

EkoHigjiena

Sipas tij, kërkesa e tyre kryesore është përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në bisedimet përfundimtare Kosovë – Serbi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.