Kurteshi: Negociatat e faktorizuan Serbinë në Kosovë
(2L ONLINE) – Ismajl Kurteshi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në fjalën e tij para anëtarëve tjerë të Kuvnedit të Kosovës ka thënë se negociatat e faktorizuan Serbinë në Kosovë.
Ja fjala e tij e plotë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvilluara në Vjenë në vitin 2006 i sollën Kosovës Pakon e Ahtisarit. Ky kompromis, që ju siguroj serbëve privilegje, u quajt maksimal dhe u arsyetua si çmim i pavarësisë. Fitorja në bisedimet e Vjenës e inkurajojë Serbinë të vazhdoj me kërkesa të reja.
Më vonë, Institucionet e Kosovës e pranuan kërkesën e Serbisë për bisedime teknike, me arsyetimin se marrëveshjet teknike do ta përmirësojnë jetën e qytetareve, sa është përmirësuar jeta e qytetarëve po shihet në stacionet e autobusëve dhe kampet e Hungarisë.
Edhe kërkesa për bisedime politike u pranua me lehtësi, pa asnjë kusht, me arsyetimin se përmes tyre do të ndodh integrimi i minoriteti serb. Në bisedimet e Brukselit serbët lojal u zëvendësuan me Listën Serbe, misioni i së cilës është rritjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë.
Por në vend të integrimit ndodhi parku i ndarjes në urën e Ibrit.
Kryeministri serb e përuroj me 14 janar spitalin në Pasjan, të martuar me Buxhetin e Kosovës, me që rast deklaroj se Kosova është djep i Serbisë.
Shkollat me mësim në gjuhën serbe, të financuara me buxhetin e Kosovës, punojnë me plan-programe të Serbisë dhe në hyrjet e tyre janë të vendosura mbishkrimet si ky: Republika Serbie, Autonomna Pokraina Kosovo i Metohia Graqanica. Integrim se jo mahi.
Kurse Zëvendës Kryeministri Branimir Stojanoviq me 14 janar në Graqnicë me rastin e zbulimit të përmendores së mretit Millutin deklaroj: “kjo është përmendorja e parë e Millutinit në Serbi”.
Me Bisedimet e Brukselit katër komunave veriore që nga viti 2000 qeveriseshin nga strukturat paralele, iu bashkuan edhe 5 komunat jug-lindore me shumicë serbe.
Kurse strukturat kriminale- paralele u amnistuan dhe legalizuan, për t’u vu hapur në varësi dhe shërbim të Qeverisë së Serbisë. Këto struktura, të organizuara të Listës Serbe, 12.000 shqiptarëve të dëbuar në vitin 2001 nuk po jua lejojnë kthimin në shtëpitë e tyre, e as ndërtimin e shtëpive të tyre në veri. Kurse Serbia po ndërton shtëpi për kolonët që po i sjell aty nga brendia e Serbisë?
Sikur negociatorët e Kosovës të kishin shpenzua energji në insistimin për zgjidhje parimore sa po shpenzojnë në manipulimin e qytetarëve, kinse për zgjedhjet e favorshme që i kanë arritur, zgjidhjet do të ishin shumë më të mira.
Me 13. shtator 2010, Hashim Thaçi pati deklaruar: “Me Serbin do të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror, por në asnjë rrethanë, me askënd nuk do të bisedojmë për çështjet tona të rregullimit të brendshëm….” Për çka biseduat dje me Vuqiqin në Bruksel zotri?
Ish- presidenti, Fatmir Sejdiu pati deklaruar: “… në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të jetë temë veriu si çështje separate … dhe as rregullimi i brendshëm i Kosovës…”
Isa Mustafa me 10 shtator 2014 e nënshkroi një dokument në të cilin përveç tjerash thuhet:” … dialogu me Serbinë duhet të bazohet në parimin e reciprocitetit dhe respektimin e ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial… (më tutje në këtë dokument thuhet)… Çështjet që do të negociohen do të miratohen në Kuvendin e Kosovës…”
Por në këto negociata nuk pati as reciprocitet, as respektim të sovranitetit as miratim të këti Kuvendi e aq më pak të qytetarëve. Në negociatat e zhvilluara për integrimin e serbëve, pati vetëm fuqizim të Serbisë në të gjitha aspektet në Kosovë.
Ju zotëri që keni deklaruar se me Serbinë do të bisedoni vetëm për çështje ndërshtetërore. Na thoni cilat tema ndërshtetërore i keni hapur dhe cilat janë rezultatet?
A e keni biseduar për pozitën e rënd të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?
Për gjykatat e Serbisë pa asnjë gjykatës shqiptar,apo për xhandarmerinë serbe që i terrorizon shqiptarët në dy anët e kufirin.
Për mundësin e kthimit të 20.000 shqiptarëve të dëbuar të Luginës nga ushtria serbe në vitin 2001?
Apo për fondin e grabitur pensional?
Për kthimin e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë.
Apo për librat e ndaluara në gjuhën shqipe dhe diploma që nuk po pranohen?
Ose për deklaratat provokuese të kryeministrit serb se Kosova është Serbi.
Për çka keni biseduar e që është ndërshtetërore?
Pse po heshtni para këtyre ndërhyrjeve të Serbisë.
Ju nuk keni të drejt të heshtni sepse heshtja është aprovim, këtë të drejt nuk ja u kanë dhënë qytetarët e Kosovës, si që nuk keni të drejt të negocioni me Serbin për rregullimin e brendshëm të Republikës së Kosovës.
Në këto negociata, që po bëhen pa aprovimin e Kuvendit dhe në kundërshtim me interesat e vendit, ky Kuvend duhet t’i shpall të pa vlefshme dhe nga kryeministri të kërkon ta respekton dokumentin e nënshkruar nga ai vullnetarisht me 10 shtator.
Vendimi i Kuvendit të Kosovës, që Qeveria të mos negociojnë me Serbin, derisa ajo të mos e pranoj pavarësinë e Kosovës dhe parimin e reciprocitetit, është i drejt, si që do të ishte i drejt vendimi që kurrë të mos bisedohet me Serbin për çështjet tona të brendshme. /2L ONLINE/
