DYLON

Kurteshi: Komunat shqiptare në Luginë të krijojnë Asociacionin e tyre

Avatar photo Redaksia

Në seancën e Kuvendit të Kosovës deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi kërkoi që shqiptarët në Luginën e Preshevës të mbështeten institucionalisht për ta formuar Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi.

Ai tha se derisa Serbia po synon që Asociacionin e Komunave Serbe ta bëjë kategori kushtetuese, në anën tjetër mënyrë të hapur, po i diskriminon shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kurteshi theksoi se shqiptarët atje përballen me presion të vazhdueshëm, ndërkohë që kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria më shumë përkrahje për tri komunat shqiptare, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

EkoHigjiena

“Dy shtetet shqiptare duhet të hapin zyra ndërlidhëse për Luginën e Preshevës dhe të vënë kontakte të rregullta institucionale. Tri komunat e Luginës së Preshevës duhet ta themelojnë Asociacionin e Komunave dhe për këtë duhet ta kenë edhe përkrahjen tonë”, tha Kurteshi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.