DYLON

Kurteshi: Gjilanit duhet t’i kthehet krenaria, zhvillimi ekonomik, kulturor e sportiv

Kurteshi: Gjilanit duhet t’i kthehet krenaria, zhvillimi ekonomik, kulturor e sportiv
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Gjilan, ka formuar Shtabin Zgjedhor. Drejtues i Shtabit, u zgjodh, veprimtari i njohur i çështje kombëtare, Shemsi Syla, zëvendës, Nehat Osmani dhe Alban Hyseni, ndërsa udhëheqës i departamentit për media, Ismet Rashiti, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Në mbledhjen e shtabit, po ashtu u vendos që tubimi i madh me qytetarë të mbahet më datën 23 shtator 2017, duke filluar në ora 17: 00, në sallën e madhe të sporteve.

“Në kuadër të shtabit janë përfshirë profesionistë të fushave përkatëse të cilët cilit do t’i udhëheqin këto departamente Ekipi i kandidatit për kryetar, departamenti i aktiviteteve, departamenti i kandidatëve, departamenti i mbrojtjes së votës, departamenti ligjor, departamenti i mediave, pastaj departamenti i marketingut, departamenti programor, departamenti i vullnetarëve, departamenti i financave, ai i ngritjes së fondeve, i logjistikës dhe departamenti i identifikimit të votuesve.

EkoHigjiena

Përndryshe, në mbledhjen e pare të Shtabit Zgjedhor, ishte i pranishëm edhe Kandidati për Kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, i cili kërkoi nga të gjithë drejtuesit e departamenteve që të jenë korrekt në përmbushjen e detyrave që u ngarkohen.

“Pas gjithë këtyre viteve te humbura, Gjilanit duhet t’i kthehet krenaria, zhvillimi ekonomik, kulturor e sportiv, ashtu siç e meritojnë qytetarët e komunës sonë”, tha veç tjerash z. Kurteshi.

Ndërkaq drejtuesi i Shtabit Zgjedhor, Shemsi Syla kërkoi që të gjitha departamentet ti përmbushin detyrat sipas përgjegjësive sepse ka mbetur edhe pak punë deri te fitorja e sigurt në zgjedhjet e 22 tetorit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e departamenteve, si gjithnjë, u zotuan të jenë 24 orë në shërbim të qytetarëve, me qëllim që të informohen me kohë dhe sa më mirë për të gjitha zhvillimet.

Në mbledhje poashtu u vendos që tubimi i madh promovues i fushatës të mbahet më 23 shtator 2017, duke filluar në ora 17-të në sallën e madhe të sporteve në Gjilan. Me këtë rast qytetarët e Gjilanit, do të jenë përkrah ndryshimit të madh që po vjen me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin për Kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshin.

Të bindur në fitoren e sigurt, anëtarët e Shtabit Zgjedhor, të mobilizuar përmes departamenteve, që nga takimi i parë filluan të lëvizin në përmbushjen e detyrave me të cilat i ka ngarkuar udhëheqësi i shtabit, Shemsi Syla.

“Ne po fillojmë me bindjen e sigurt në fitore. Përkrahja e qytetarëve është e madhe, ndaj jam i bindur se Kryetari, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje do të korrë fitore bindëse në raundin e pare, më 22 tetor të këtij viti”, tha Shemsi Syla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.