DYLON

Kurteshi-Emini: Sakrifica e familjes Jashari do të mbetet një vepër e paharruar përgjithmonë

Kurteshi-Emini: Sakrifica e familjes Jashari do të mbetet një vepër e paharruar përgjithmonë
Avatar photo Redaksia

Për nder të përvjetorit të epopesë së UÇK-së, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne, ku kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka thënë se sot populli i Kosovës kujton dhe nderon heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve tjerë që dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës. 

Ne sot nderojmë sakrificën dhe veprën e heronjve tanë, të cilët nuk kursyen asgjë, as jetën e tyre, për të na dhuruar neve ditët që po i gëzojmë sot.

EkoHigjiena

Lufta e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kanë shkrirë gjithçka për lirinë e vendit, do të mbetet gjithmonë një vepër e nderuar dhe e paharruar.

Detyra jonë sot është që të angazhohemi me potencialin tonë krijues dhe intelektual në jetësimin e amanetit të dëshmorëve, që të kemi një shtet të sigurt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ndërkaq, Rashit Ymeri, në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se sot jemi tubuar këtu që të përkujtojmë ngjarjen më të rëndësishme dhe më të madhe, 5, 6 e 7 marsin, të kujtojmë Adem Jasharin dhe familjen e tij, që u sakrifikuan për lirinë e atdheut.

Në këtë ditë, ne nderojmë njëherësh dëshmorët e të gjitha kohërave, ka thënë Ymeri.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.