DYLON

Kurteshi Emini: Për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra (FOTO)

Kurteshi Emini: Për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet komunale të Gjilanit, të përfaqësuara nga nënkryetari, Arbër Ismajli dhe kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve. 

Kryesuesja Kurteshi-Emini, pasi uroi qytetarët, tha se për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra.

EkoHigjiena

“Për nder të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne nderojmë dëshmorët e kombit. Për të ardhur deri në këtë ditë, shumë veprimtarë janë angazhuar maksimalisht, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën. Për këtë pavarësi e Republikë kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra. Si shoqëri e si institucione, duhet që maksimalisht të jemi të angazhuar që ta forcojmë shtetin dhe të krijojmë një të ardhme të sigurt e stabile për qytetarët, por edhe për brezat e ardhshëm. Urime të gjithë qytetarëve 13-vjetori i shpalljes së deklaratës së pavarësisë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Përfaqësuesit e institucioneve komunale kanë bërë nderime edhe tek lapidarët e bustet e dëshmorëve: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti e Reshat Ymeri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.